News

GJIROKASTER,/ATSH/- Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka shqyrtuar dhe miratuar projekt zbatimin për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës.

Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF,dhe në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës, ekspertet arkitektë të Dea Studio mbyllën punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i cil athotë se vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë që nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftrave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit.13731625_1801002753445559_3384637108270392797_n

“Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë, dhe miqtë e bashkepunëtorët nuk mungojnë”, deklaron Kumbaro.

Vetëm pak ditë më parë “Koncert në gur”, mblodhi gjirokastritët dhe turistë të shumtë në Qafën e Pazarit dhe në Kala për të shenjuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO.

Si në rastin e Festivalit Folklorik dhe në të gjitha ngjarjet kulturore që organizojmë në skenën e hapur të perlës së Jugut, Gjirokastra tregon jo vetëm shpirtin e gjallë por edhe mundësinë e jashtëzakonshme për të turizëm dhe zhvillim.

13731702_1801000796779088_3379998619535890968_nKëtë theksoi edhe ministrja Mirela Kumbaro në takimin me mediat ku tregoi gjithashtu për projektet dhe investimet që nisin në vjeshtë në Gjirokastër për restaurimin e Pazarit.

 

Advertisements

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës 01.jpg
Lloji Arkitekture
Vendndodhja Gjirokastër, Shqipëri
Koordinatat 40°04′25″V 20°08′26″L /
Ndërtuar Gjysmës së dytë të Shek.XIII
Organi drejtues DRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Përcaktuar 586 (17.03.1948)
4874 (23.09.1971)
Nr. i referencës GJ001
Tipologjia Vendstrehim

Kalaja e Gjirokastrës is located in Shqipëria

Kalaja e Gjirokastrës
Location of Kalaja e Gjirokastrës in

Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më 1672: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”. Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë.

Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.

Continue reading “Kalaja e Gjirokastrës”

Kur u ndërtua Kështjella e Gjirokastrës?

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në Kështjellën e Gjirokastrës që në shek. IV, por ajo mori trajta më të përcaktuara në fund të shek.VI. Kështjella, që ishte edhe bërthama e vetë qytetit të Gjirokastrës, e përfundon etapën e parë të ndërtimit nga gjysma e dytë e shek. XIII, ndërsa etapa e dytë e rindërtimit dhe zgjerimit u takon viteve 1811-1812 kur e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena. Kështjella mori pamjen e sotme dhe një nga projektuesit dhe zbatuesit kryesorë ishte mjeshtri Petro Korçari. Ka 3 hyrje kryesore dhe një të vogël. Mbrohet me 7 kulla që arrijnë deri në 30 m lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha. Është një nga kështjellat më madhështore e të ruajtura më mirë në Shqipëri.

Continue reading “Kur u ndërtua Kështjella e Gjirokastrës?”

Kostumet dhe e gjithe tradita e folkut shqiptar manifestohej ne Festivalin e Gjirokastres

aksesor-armesh.jpgNga Gjirokastra nisën ato festivale madhështore, ku u shpërfaqën vlerat më të mëdha të kulturës sonë popullore, kulturës së kombit. Shumë mjeshtër të artit botëror, që patën parë ato festivale masive të Gjirokastrës, janë shprehur të mrekulluar për niveli

Në vitin 1967 u vendos që të niste puna për përgatitjen e një ceremonie të tillë, ku në mënyrë masive grupe nga të gjitha krahinat dhe viset shqiptare të konkurrohej para një publiku të gjerë. Në tetor të vitit 1968 u shpall vendimi për organizimin e Festivalit Folklorik në Gjirokastër. Ceremonia festive, apo si u emërtua Festivali i Gjirokastrës, u pa si oguri më i madh për gurrën popullore. I organizuar në mënyrë të përsosur prej shtetit, i cili kishte aftësinë të mobilizonte masën e madhe të artistëve, këngëtarëve, kërcimtarëve, poetëve dhe shkrimtarëve, për një art popullor të paparë, festivali i parë u shfaq si manifestimi më i madh kombëtar i artit dhe kulturës. Festivalet e zhvilluara në Gjirokastër, në ato vite, ishin me të vërtetë masive. Në fazat eliminatore angazhoheshin mbi 70 000 veta me këngëtarë e artistë të të gjitha gjinive të artit. Prej kësaj përzgjedhjeje, dilte një përfaqësim numerik artistësh, prej 2200 vetash. Jo më kot nga festivali i parë tek i pesti, vetvetiu doli ideja që solli për emër “Hedh valle e gjithë Shqipëria”. Sepse në Gjirokastër bëhesh festivali, por merrte pjesë me këngët e trevës, qysh një vit përpara, për të përfaqësuar artin që kishte tradita e cilësdo zonë të Shqipërisë. Pra ishte me të vërtetë e gjithë Shqipëria në ato këngë. Fitnete Rexha nuk ishte prej Gjirokastre, por në të dymbëdhjetë vargjet e këngës së saj, “Gjirokastra Jonë”, që nis me fjalët e zemrës së saj, prej artisteje të paarrirë shprehej: “…Gjirokastra në shpat mali/ Guri shekullor”…. Po kështu emocionuese dhe të çimentuara në memorien historike të gjithë popullit janë këngët e grupeve të Ersekës “…Hajt të vemi në ato male/ mbushur trëndelinë…”; të Krujës e Përmetit “…Dy kala porsi dy motra”; të djep kulturës tropojane si: “Për herë të parë veshur nuse/ Në Gjirokastrën Gjeraqinë/ Dil moj nanë, krushqit po vijnë”. Këngë kjo me dymbëdhjetë vargje të mrekullueshme, që ngriti peshë tërë spektatorët e shumtë të tribunës madhështore, rrethuar prej shpatullave të Malit të Gjerë. Nuk mungojnë edhe këngët e kënduara për Atdheun, punën në kuadrin e sistemit, jetën dhe ashtu me vështirësi, apo dhe për heronjtë e të gjitha kohërave, si respekt dhe mirënjohje për veprat e tyre, por që edhe të mbeten ato të freskëta në memoriet e brezave, që këtij popullit të vogël nuk i kanë munguar kurrë. Kanë kaluar shumë vite, por kënga e “Çelo Mezanit”, “Janinës ç‘i panë sytë”, kënga e “Selam Labit”, “Mbeçë more shokë mbeçë/ Përtej Urës së Qabesë, Selam mi bëni nënesë…!”, e ta pavdekshmit nga Skrapari, bilbili i këngës, Demir Hyska dhe një mori këngësh të tjera, u kthyen gati në himne. Aty mori rrugën e njohjes nga e tërë bota e kulturuar, perla jonë kombëtare, polifonia. Nuk është e rastit që Gjirokastra jonë, e mbetur aty ku ka qenë në shekuj, në “Shpat Mali” është ndër qytetet e rralla në të gjithë botën që të ketë aq shumë këngë për të dhe madhështinë e saj, në traditë, në kulturë, në pritje e përcjellje, në nikoqirllëkun, në vlerësim të artit e kulturës, të së bukurës dhe në kontributet e mëdha për çështjen kombëtare. Nisën nga Gjirokastra ato festivale madhështore, të një kulture gjithë popullore, që i dhanë emër në të gjithë botën, kulturës së kombit. Shumë mjeshtër të artit botëror, që patën parë ato festivalet e Gjirokastrës, janë shprehur të mrekulluar për nivelin e lartë artistik të kulturës së popullit tonë. Mjaft studiues të artit nga Anglia, Gjermania, Franca, Italia e Greqia, shkrimtarë, artistë, muzikologë dhe historianë janë shprehur: “Çfarë do të donte më shumë një komb se sa të shikojë këtë festival kulture?!”. Drejtoresha e Institutit Meksikan të Kulturës, Selia Gorsia Gorduja, pasi pa një nga festivalet e Gjirokastrës është shprehur: “Qyteti i Gjirokastrës është për mua një vend i mrekullueshëm për të realizuar festivale folklorike. Unë jam e emocionuar dhe shumë e lumtur që takoj me këtë rast një popull, i cili këndon me shpirt e krenari këngët e tij”. Mjafton të sjellim në kujtesë të lexuesve, se ishte ajo kohë dhe jehona e atyre festivaleve, që na dha Europa e kulturuar “Gjerdanin e Artë”, në Dizhon. Sot nuk marrim dot asnjë gjerdan prej leckash pa le më të artë. Janë të asaj kohe polifonitë, që emigrantët tanë shpërndarë në të gjithë botën, e ndërsa sot e kësaj dite i dëgjojnë ato këngë polifonike të atyre viteve, gjatë hapjes së emisioneve televizive të kanaleve prestigjiozë, si në atë të Toronto, Kanada, të Hanoverit, Gjermani e plot stacione të tjera në botë. E gjitha kjo nuk është “rrëshqitje” në narcizizmin e vetëmburrjes, por një realitet kulturor i arrirë mjeshtërisht, prej artit tonë popullor pikërisht në atë sistemin e kaluar. (Të mirat nuk mund të mohohen!) Mjerisht i lënë të myken nga sistemi i ri. Kjo padyshim është çështje botëkuptimi, është problem niveli kulturor, i drejtuesve të shtetit, posaçërisht i ministrave të “Kulturës” në këto vitet e pluralizmit. E themi këtë se u bënë kaq vite që Gjirokastrës i mungojnë këto festivale. U fol për ta bërë një në vitin 2000, pastaj u shty për në 2004. Nano “gjinakastraliu”, pat vendosur ta bënte një në 2008, por nuk i hapi udhë 2005. Pango… “gjinakastraliu” meqë viti 2008 përkoi me përvjetorin e Enver Hoxhë “diktatorit”, e shtyu për në 2009, por nuk e lanë “mbërtheckat”. Priti dhe pret akoma Gjirokastër zonja. Atje ku ka qenë, në shpat mali, ku e la e pavdekshmja Fitnete Rexha. Gjirokastra është po aty ku ka qenë, në madhështinë e saj, në shpat mali e mbrojtur prej shpatullave me gurët shekullorë të Malit të Gjerë. Që andej shikon me sytë e saj gjigantë, se si “Turbo Folku” i guraxixave të kohës tenton të bastardojë perlën polifoni. Por isos me grykët të azgënëve të polifonisë nuk arrin t‘ia thyejë origjinalitetin një kulturë “e re”, por që nuk është kurrsesi origjinale. E para është e pavdekshme, e dyta harrohet sapo dëgjohet një e dytë. E para, polifonia ka mahnitur botën, e dyta po e shurdhon botën. Me folke dhe instrumentet zhurmëmëdha dëmtohet origjinaliteti i një arti që ka kohë i vendosur në thesarin e artit botëror prej UNESCO-s. Por le t‘i kemi që të dyja xhanëm! Me këto lloj fest folkesh të organizuara, si për inat të Gjirokastrës, nuk brengoset kjo nënë aq e madhe, por asaj i vjen keq për derexhenë ku katandisën ministrat e Kulturës së këtij vendi. Me këtë frymë nihiliste dhe me këtë ecuri në kulturë, zor se do ta ketë fatin ndonjë ministër Kulture të marrë së paku një fletë lavdërimi a mirënjohje, pa le më Gjerdan të Artë. Do të uronim që ministri i ri i Kulturës, Ferdinand Xhaferi, të distancohej nga puna e pakulturuar e ish-paraardhësve të vet dhe të mund ta shpinte polifoninë edhe përtej. “Pusit të Sulejmanit e Çelo Mezanit”! Gjirokastra pret aty, ke Sheshi i Çeços, “Bashteja e Teqesë”, Pallati i Sportit apo tek kryesheshi, “Mbi Kala” që të gjëmojë polifonia, të ecë përpara dhe të pasurohet më shumë historia e artit popullor, edhe pse në këtë stad zhvillimi, realitetet mund të sjellin më shumë këngë të stilit “Trinos” (ligjërime, vaje). Por kur e mira nis të ecë nga gjiri i popullit buis mirësia për këngë gëzimi, shprese, dashurie, jete. Duhet vazhduar ritmikisht tradita e Festivalit të Gjirokastrës, sepse të gjithë i kemi borxhe kulturës së kombit, vetë Gjirokastrës… Arti që vërshoi në ato tribuna festivalesh nuk ishte arti i Enver Hoxhës dhe shumë pak për të, por i të gjithë popullit. Do ta uronim me këtë rast ministrin e ri të Kulturës që ta fillonte punën me kulturën, nga Gjirokastra. Atje, në atë shpat mali!

aksesor-te-armeve-te-zjarrit.jpgarke-bizhuterish-filigrani_shkoder.jpgarme-1.jpgarme-me-pajisjet-e-saja.jpg

Continue reading “Kostumet dhe e gjithe tradita e folkut shqiptar manifestohej ne Festivalin e Gjirokastres”

Informacion i pergjithshem

Faleminderit që vizitoni faqen tonë në internet! Në të ju do të gjeni informacion për Gjirokastrën, përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë.

E njohur më shumë si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është sot një qendër me rëndësi në zhvillim e turizmit të trashëgimisë kulturore. Një shëtitje nëpër rrugët e kalldrëmta që kacavirren rreth pazarit tradicional i kthen vizitorët menjëherë mbrapsht në histori. Një vizitë në kalanë madhështore të shekullit XIII i sjell të gjalla tregimet aventurore të sundimtarëve mesjetarë dhe mizoritë e kohës së komunizmit. Ka aq shumë gjëra interesante në Gjirokastër dhe rreth saj; duke qëndruar në një nga shtëpitë e vjetra të kthyera në hotele e bujtina, keni siguruar një bazë të mrekullueshme për të eksploruar rajonin. Ne shpresojmë se në këtë faqe në internet ju do të gjeni gjithçka ju duhet për të marrë nxitjen dhe informacionin e duhur për të vizituar Gjirokastrën e rrethinat e saj.

Personazhe

Ismail Kadare

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar fitues i çmimeve ndërkombëtare, ka lindur në Gjirokastër më 1936. Të përkthyer në më shumë se 30 gjuhë, librat e tij kanë një tërheqje ndërkombëtare. Kadare ka qenë kandidat për çmimin Nobel për Letërsi dhe në 2005 fitoi çmimin Man Booker International Prize. Dy nga veprat e tij janë ekskluzivisht për Gjirokastrën: “Kronikë në gur” dhe ”Çështje të marrëzisë”, të cilët janë përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe gjuhë të tjera.

Shtëpia e tij e fëmijërisë ndodhej në lagjen Palorto, në zemrën e qytetit historik, jo larg nga Pazari i qytetit. Ajo u dëmtua nga zjarri dhe tani po restaurohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Në 1990, përpara rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ai shkoi në Francë, ku kërkoi dhe mori strehim politik, kohë në të cilën ai citohet të ketë thënë “diktatura dhe letërsia e vërtetë janë të papajtueshme… Shkrimtari është një armik natyral i diktaturës” . Anëtar i Akademisë Franceze dhe  Kalorës i Legjionit të Nderit, ai mban edhe medaljen më të rëndësishme Shqiptare: Nderi i Kombit.

Continue reading “Personazhe”

Turizmi

Cila është koha më e mirë për të ardhur në Gjirokastër?

Koha më e mirë është pranvera (prill-maj) kur drurët gjelbërojnë dhe mbushen me lule ose në verën e hershme (qershor) kur nuk është ende shumë vapë. Më vonë, në verë, temperaturat u afrohen nganjëherë edhe 40°C, pavarësisht se gjelbërimi dhe lartësia ku ndodhet qyteti historik e zbusin disi vapën. Puhia malore sidoqoftë freskon në mbrëmje dhe krijon mundësinë e një darke të këndshme në qiell të hapur. Gjatë vjeshtës ka shume ditë të bukura, ndërsa në dimër temperaturat e ulëta janë karakteristike. Shira të shumta ka sidomos në shkurt dhe prill. Reshjet gjatë vitit lëvizin nga 75 deri në 750 mm në muaj, ku pjesa më e madhe bien në dimër.

Udhëtimi për në Gjirokastër

Gjirokastra shtrihet në Jug të Shqipërisë, në shpatin e pjerrët lindor të Malit të Gjerë. Ajo ndodhet 232 kilometra larg nga kryeqyteti, Tirana, 31 kilometra nga Kakavia, pika kufitare me Greqinë dhe 56 kilometra nga Saranda, qyteti-port që lidh Shqipërinë jugore me Korfuzin. Qytetarët e shumicës së vendeve perëndimore nuk është e nevojshme të pajisen me viza. Vizitorët duhet të paguajnë kur hyjnë një taksë prej 10 €, nga e cila janë të përjashtuar çekët dhe polakët. Për informacionet më të fundit konsultohuni me faqen në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në   shqip dhe anglisht në adresën www.mfa.gov.al.

Kalaja dhe Muzeu i Armëve

Pamje e kalasë nga pjesa jugore e qytetit

Kalaja është e hapur gjatë gjithë vitit (prill-shtator ora 09.00-19.00, tetor-mars 09.00-17.00)  dhe vizita kushton 200 lekë. Një bar shërben brenda mureve të kalasë.
Kalaja,që është pa dyshim një nga ndërtimet më madhështore të qytetit, qëndron mbi një kreshtë me qytetin që shtrihet rreth saj. Nga muret e Kalasë shpalosen pamje spektakolare të luginës së lumit Drino dhe maleve për rreth. Në rrjedhën e shekujve Kalaja ka pësuar ndryshime dhe zgjerime: fortifikimet e mëdha janë bërë nën Despotatin e Epirit në shekujt XII-XIII. Pas pushtimit osman në fund të shek XIV u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811 Ali Pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin që sillte ujin në kala nga afro 12 km largësi. Në vitet ’30 në Kala italianët ndërtuan burgun sipas kërkesës së mbretit Zog, i cili u mbyll në vitet 1960.

Çfarë mund të shihni në Kala:

Tyrbja e Bektashinjve
Pasi kaloni hyrjen e kalasë merrni kthesën e parë djathtas. Duke vazhduar drejt rreth 50 metra do shihni majtas një ndërtesë të vogël ngjeshur pas mureve mes një kopshti të vogël. Kjo është një tyrbe bektashiane, ku janë varrosur dy baballarë bektashinj.

Galeria e topave   
Nëse në hyrje kthehesh majtas, do shihni një galeri të gjatë me armë artilerie të rreshtuara. Këto janë armatime të braktisura ose të kapura forcave pushtuese fashiste e nazistë gjatë Luftës II Botërore. Në fund të galerisë ka një tank italian, prodhuar nga Fiati në periudhën 1941-1943.

Muzeu Kombëtar i Armëve
I hapur fillimisht më 1971, Muzeu Kombëtar i Armëve është i vendosur aty ku ndodhej më parë një pjesë e burgut. Në muze paraqiten armët trofe që nga viti 1912 deri në fund të Luftës II Botërore. Pjesa më e madhe e muzeut i kushtohet luftës partizane kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë nga viti 1939 deri me 1944.  Hyrja në Muze është 200 lekë. Në Zyrën e Informimit Turistik mund të gjeni një broshurë që shpjegon më gjerësisht përmbajtjen e muzeut.

Burgu
Hyrja për në ish-burgun është sapo futesh në Muzeun e Armëve, pas një dere  metalike. I hapur më 1932, burgu u përdor fillimisht nga regjimi i mbretit Zog, pastaj nga pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe së fundi nga regjimi komunist deri më 1968. E vizitueshme është vetëm pjesa që u kthye në muze nga regjimi komunist në vitet ’70. Mund të dilni edhe në tarracën e burgut nëse merrni në të djathtë të hyrjes kryesore.

Avioni amerikan
Pranë mureve që shohin mbi qytet janë paraqitur mbetjet e një avioni të United States Air Force, një Lockheed T-33 stërvitor dyvendësh. Aeroplani u detyrua të ulej në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës më dhjetor 1957, për shkak të problemeve teknike.

 

Skena e Festivaleve gjatë Festivalit Folklorik Kombëtar

Skena e Festivaleve
Skena u ngrit në vitet ’80 dhe që atëherë aty është zhvilluar Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali mbahet një herë në 4 vjet. Skena përdoret gjithashtu edhe për shfaqje të ndryshme gjatë festave lokale.

 

 

 

 

RESTORANT
“KUJTIMI”

Lagja Pazar (Qyteti i vjetër )

Pronar : Kujtim Dumi

 tel: 08426 59 45
068 35 37 876

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 500-600 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Shërbim në qiell të hapur
  • Personeli flet anglisht
  • Meny vegjetariane
RESTORANT
CAMILLE STEFANI

Lagja 18 Shtatori (qyteti i ri)

Pronare : Holta Kristidhi

tel: 08426 29 49

Kuzhina : gjirokastrite/franceze/italiane
Shërbim për : drekë, darkë
Çmimi orientues  për person : 600-1000 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Personeli flet anglisht dhe greqisht
  • Meny vegjetariane
  • Meny greqisht dhe anglisht
  • Telefon
RESTORANT
VENUS

Lagja 18 Shtatori  (qyteti i ri)

Pronar: Pirro Dhima
Tel:  0692419513

Kuzhina : gjirokastrite, greke
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 1000 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Personeli flet anglisht, italisht, greqisht
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Meny vegjetariane
  • Telefon
RESTORANT
FESTIVALI

Lagja Pazar (qyteti i vjetër)
Pronar : Niko Ballo

tel: 069 27 50 059

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues  për person : 800-900 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Personeli flet anglisht
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Meny vegjetariane
  • Shërbim në qiell të hapur
RESTORANT
NR 1

Lagja 18 shtatori (qyteti i ri)

Pronar : Aristotel Petro

tel: 08426  3163

Kuzhina : gjirokastrite/ndërkombëtare
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 1200 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Personeli flet anglisht
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Shërbim në qiell të hapur
  • Telefon
RESTORANT QIQI

 Rruga Nacionale

Pronar : Sokrat Qiqi

tel: 08426  7897

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 800-900 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Personeli flet frëngjisht dhe greqisht
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Meny vegjetariane
TAVERNA KUFOI

Lagja 18 shtatori (qyteti i ri)

Pronar  : Kliton Kufoi

tel: 08426  8717

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 600 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Personeli flet anglisht dhe greqisht
  • Meny vegjetariane
  • Meny shqip, anglisht, greqisht
 RESTORANT
RILINDI

 Lagja 18 Shtatori

Pronar  : Ylli Muho

tel: 08426 69 45

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 1000 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Meny vegjetariane
  • Stafi flet anglisht
RESTORANT
KAMPIONËT

Lagja 18 Shtatori (qyteti ri)
Pronar  : Qazim Muho

tel: 0846 87 03

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 400-500 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Meny vegjetariane
  • Ajër i kondicionuar
RESTORANT
THE FIRST

Lagja 18 shtatori
(qyteti i ri)

tel:  0842 68267 (Fast food)
069 20 71 388

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 1000 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Meny vegjetariane
  • Personeli flet greqisht dhe italisht
  • Telefon
RESTORANT
FANTAZIA

Lagja  Pazar (qyteti vjetër)

tel:  08426 8055 / 0684020053

Kuzhina : gjirokastrite/italiane
Shërbim për : drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 700-1000 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Ajër i kondicionuar
  • Meny vegjetariane
  • Personeli flet greqisht dhe italisht
  • Shërbim në qiell të hapur
  • Meny shqip dhe anglisht
RESTORANT
KËRCULLA

Lagja Paloret (qyteti i vjetër)

TEL:  08426 3001

Kuzhina : gjirokastrite/italiane
Shërbim për : drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 1000-1200 lekë (vetëm para në dorë)

  • Bar
  • Shërbim në qiell të hapur
  • Meny vegjetariane
  • Meny shqip dhe anglisht
  • Personeli flet anglisht, italisht, greqisht
RESTORANT
KURVELESHI

Lagja Pazar (qyteti i vjetër)

Kuzhina : gjirokastrite
Shërbim për : mëngjes, drekë, darkë
Çmimi orientues për person : 300-400 lekë (vetëm para në dorë)

  • Meny në shqip dhe anglisht
  • Personeli flet greqisht

 

Continue reading “Turizmi”

Arkitektura e qytetit

architecture1-1Ndërsa është pa dyshim me prejardhje otomane, arkitektura e ndërtesave historike në Gjirokastër, si dhe vetë qyteti i vjetër, është produkt i shumë përbërësve. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti.

Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash që u kishte xhepi të ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara. Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike. Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll. Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre; por, përmes interierëve të pasur, edhe rangun e pasurinë e të zotëve të shtëpisë. Herë-herë kjo e fundit duket sikur tejkalon dukshëm edhe vetë funksionin mbrojtës të shtëpisë.

Continue reading “Arkitektura e qytetit”